I dënuar për përndjekje, por 30 vjeçari nga Berati s’e harron zakonin… i vë syrin polices

942
Një 30 vjeçar nga fshati Mbreshtan i Beratit ka përndjekur të paktën për dy muaj një efektive të policisë në komisariatin e Kuçovës, pavarësisht se i riu ishte dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.
Por duket se burgu nuk e ka bërë të riun të ndryshojë mendje apo sjellje, e kësaj here sytë e Alves Hoxhës kanë shkuar tek efektivja e policisë, së cilës i çonte mesazhe dhe e përndiqte prej mësedy muajsh.
Sipas policisë, i riu madje kishte shkuar edhe aty sa ta kërcënonte me jetë efektiven e policisë, e cila më tutje e ka referuar rastin tek vetë kolegët e saj. 30 vjeçari kësisoj është prangosur dhe përballet sërish me të njëjtën akuzë që kohë më parë e kishte çuar në burg.
Sigal