I dehur në timon! Arrestohet 23 vjeçari në Durrës

327
Sigal

Policia e Durrësit ka arrestuar një 23-vjeçar pasi është kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Uniformat blu bëjnë të ditur se gjatë kontrollit të riut, A.K., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike e dyshuar si māriuhanë dhe një shkop metalik (si ato të policisë).

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.K., 23 vjeç, banues në Sukth, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Golf” në gjendje të dehur dhe pas kontrollit në mjetin që drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike e dyshuar si māriuhanë dhe një shkop metalik (si ato të policisë).