Është kapur një shqiptar i shumëkërkuar në kufirin greko-shqiptar.
43-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po tentonte të hynte për në Greqi, përmes pikës së kalimit kufitar të Merxanit në Janinë.
Gjatë kontrollit të dokumentacionit, rezultoi se shqiptari kërkohej nga Interpol Franca, për trafik qeniesh njerëzore, prostitucion e pastrim parash.