Humbi në Llogara, rishfaqet turisti francez, shkon me këmbë deri tek hoteli në Vlorë

143
Sigal

Turisti francez që humbi një natë më parë në Llogara e ka gjetur vetë rrugën për në Vlorë. Mësohet se thuajse 12 orë pasi u raportua se ishte zhdukur, turisti tashmë ndodhet në hotelin e tij.  Turisti e humbi rrugën mbrëmjen e kaluar pasi u nis nga Llogaraja drejt malit të Karaburunit.

Një mik i tij njoftoi Policinë duke i dhënë koordinatat, e për rrjedhojë Policia e Orikumit e inspektorët bënë kontrolle gjatë natës, por nuk gjetën asnjë shenjë.

Edhe pse i mbetur vetëm, turisti ka arritur ta gjejë rrugën dhe ka shkuar në këmbë në hotelin ku dhe kishte rezervuar pas ardhjes në Shqipëri. Ai ka udhëtuar gjithë natën dhe këtë mëngjes ka mbërritur.

Turisti mësohet se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.