Humbi kontaktet për shkak të mjegullës në Karaburun, gjendet 64 vjeçarja

104
Sigal

Gjendet 64 vjeçarja Drita Elezi, e cila humbi në Karaburun pasditen e djeshme. Elezi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Për shkak të mjegullës së dendur, 64 vjeçarja humbi kontaktet një ditë më parë me guidën në të cilën ishte pjesë bashkë me një grup tjetër personash.

Për kërkimin dhe gjetjen e saj, u organizua një grup i përbashkët nga shërbimet e Policisë Kufitare, Deltës dhe stacionit të Policisë Orikum.