Humbi jetën gjatë misionit në Letoni, presidenti Meta nderon me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Dëshmoren e Atdheut, Nëntetaren Zarife Hasanaj

243
Sigal

Presidenti Ilir Meta i ka akorduar “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Dëshmores së Atdheut, Nëntetares Zarife Hasanaj. Kjo e fundit humbit jetën në Letoni gjatë një misioni.

“Me mirënjohje për sakrificën sublime, heroizmin, trimërinë dhe guximin e dëshmuar në mbrojtje të vlerave të lirisë, në shërbim të paqes dhe sigurisë, duke u shndërruar në një shembull frymëzimi për Forcat tona të Armatosura, krah për krah dhe të barabartë me pjesëtarët e NATO-s, nderova sot me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Dëshmoren e Atdheut, Nëntetaren Zarife Hasanaj.
Akti i saj heroik, i rënies në krye të detyrës, duke i qëndruar besnike betimit mbi flamurin kombëtar, na bën krenar të gjithëve!

Si anëtare e NATO-s, Shqipëria duhet të vijojë me dinjitet, angazhimin dhe kontributin e saj për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe kudo tjetër, duke dhënë në radhë të parë shembullin e vet për ruajten e vlerave dhe parimeve, që përfaqëson kjo Aleancë.”, shkruan Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri