Humbën jetën babë e bir në aksident, arrestohet shoferi i mjetit

241
Sigal

Ditën e sotme është vënë në pranga shoferi i mjetit tip ‘Benz’, Arlind Mihaj, i cili dyshohet se përplasi makinën në të cilën udhëtonte familja Prenga, duke lënë të vdekur babë e bir.

Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e djeshme, në orën 16:30, në aksin rrugor Milot- Rrëshen.

Mihaj dyshohet se bëri një parakalim të gabuar duke përplasur “Opelin” në të cilën po udhëtonte familja, duke lënë të vdekur të miturin me iniciale O.P., i cili ishte në sediljen e pasme të makinës.

Në spital ndërroi jetë edhe babai i të miturit, Shkurt Prenga, ndërsa dy të tjerët ndodhen në gjendje të rëndë tek spitali i Traumës në Tiranës.

Familja Prenga po udhëtonte nga fshati Rrilë i Lezhës në drejtim të Mirditës për të takuar dajat e bashkëshortit të saj.

Ndërsa për pak ditë do të shkonin të gjithë në Itali, ku ishin zhvendosur prej disa muajsh.