Humb nga radarët helikopteri i NATO-s, nisin operacionet e kërkimit në ishullin grek

368
Sigal

Një helikopter i NATO-s ka humbur nga radarët në afërsi të ishullit grek Qefaloni në detin Jon.

Në helikopter thuhet se ishin 3-6 persona, ndërsa për fatin e tyre nuk ka asnjë të dhënë deri më tani.

Ndërkohë në zonën ku është lokalizuar për herë të fundit helikopteri po zhvillohet një operacion kërkimi. Lajmi është dhënë në mediat greke nga televizioni “Open Tv”.

Sipas informacioneve paraprake, helikopteri ishte ngritur nga një helikopter mbajtëse që lundronte 52 milje larg ishullit grek pranë ujërave të Italisë.