Humb kontrollin e makinës e përfundon në oborrin e një shtëpie, polici i dehur plagos me pistoletë të zotin e shtëpisë

110

Ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier ku një punonjës policie i dehur ka humbur kontrollin e makinës dhe ka bërë aksident duke përfunduar në oborrin e një banese.

Më pas efektivi i policisë, i identifikuar si Paulin Shpani është konfliktuar me pronarin e shtëpisë dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit ku punonjësi i policisë Paulin Shpani, 41 vjeç ka hyrë me mjetin e tij “Ford” brenda oborrit të shtëpisë së shtetasit Soni Meços.

Në momentin që ka dalë nga mjeti është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të tij, duke e plagosur në dorë. Rasti po hetohet nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).