Sigal

Një 24-vjeçar ka mbetur i vdekur ditën e sotme në Librazhd, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Mësohet se, viktima është shtetasi me iniciale D.L, banues ne Pogradec. Ai ishte punëtor i mirëmbajtjes së rrugës, dhe gjatë punës ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ai është dërguar për në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.