Humb jetën pas operacionit një 23-vjeçare në Vlorë

234
Sigal

Një 23-vjeçare në Vlorë është ndarë nga jeta pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa e reja ndërroi jetë në spital.

Burime bëjnë të ditur se vajza kishte infeksion në bark dhe gjatë operacionit kaloi në gjendje shoku.

Po ashtu, mësohet se 23-vjeçarja kishte shkuar në spital me urgjencë mëngjesin e së mërkurës.