Humb jetën 56-vjeçari në Lazarat, u fut në depozitën e ujit dhe nuk mundi të dalë

385
Sigal

Një person ka humbur jetën në mënyrë tragjike në fshatin Lazarat të Gjirokastrës.

56-vjeçari Artan Pollo ka qenë duke montuar një gjenerator te depozitat e ujit pranë banesës së tij dhe është mbytur pasi nuk dinte not.

56-vjeçari ka humbur jetën menjëherë, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen tragjike.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 10:20, jemi njoftuar se në fshatin Lazarat, shtetasi A. P., rreth 56 vjeç, banues në Lazarat është gjetur i pajetë, pa shenja dhune.

Ky shtetas është futur në një depozitë të madhe uji dhe nuk ka mundur dot të dal, për pasojë është mbytur.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.