Humb jetën 35-vjeçarja në një aksident në Sarandë, dy të plagosur, viktima sapo u kthye nga dasma e vëllait

44
Sigal

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Qafe Bote në afërsi të Konispolit.

Raportohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën një 35-vjeçare.

Gjithashtu kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Viktima është identifikuar si Adriana Prendi. Ndërsa dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe nuk dihet ende gjendja e tyre.

Raportohet se një prej të plagosurve është bashkëshorti i viktimës, Gëzim Prendi, i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit.

Të aksidentuarit kishin qenë në mbërmje në dasmën e vëllait të 35-vjeçares dhe sot do të largoheshin për Greqi.

Raportihet se çifti ishin nga fshati Shëndëlli, por që punonin në shtetin fqinj.