Homazhet në Muzeun Kombëtar, i jepet lamtumira e fundit Gjergj Filipit

468
Në Muzeun Kombëtar u zhvilluan homazhe në nder të Gjergj Filipit, Drejtorit të Përgjithshëm i Institutit të Statistikave i cili u nda nga jeta në moshën 38-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.
Në homazhe kanë marrë pjesë kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, disa ministra dhe qytetarë të shumtë.
Edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nëpërmjet një mesazhi shprehu ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të drejtorit të INSTAT, Gjergj Filipi.
Që prej 24 tetorit 2013, Filipi drejtonte INSTAT.
Më parë ai ka mbajtur postin e drejtorit të kërkimeve në institutin Axhenda. Filipi ka qenë konsulent për një sërë projektesh në fushat e zhvillimit dhe politikat ekonomike të financuara nga BE, BB dhe institucione të tjera ndërkombëtare.
Ai ka pasur disa detyra shtetërore që lidheshin kryesisht me cështjet e integrimti të Shqipërisë ne BE. Mbante titullin doktor i shkencave, kishte veprimtari të dukshme universitare dhe mjaft punime shkencore.
Gjergj Filipi ishte babai i dy fëmijëve 2 dhe 6 vjeç.
Sigal