Historia e “Ullirit të Lotëve” në Piqeras, u mboll në kohën e Bizantit, por sot po ‘vdes’

1950
Në Piqeras, “Ulliri i Lotëve” nuk ka kokrra këtë vit. Pema me moshë mbi 1000-vjeçare, e vendosur në një kodër përballë detit, duket se është në ditët e fundit.
Mungesa e mbrojtjes, krasitjes dhe shërbimeve të tjera rrezikon pemën simbol dhe po çon drejt degradimit edhe ullinj të tjerë të mbjellë që prej mesjetës së hershme në Piqeras dhe Lukovë.
“Në kohë të mërgimit, kur banorë të këtyre zonave iknin për kurbet, këtu dilnin gratë e fshatit dhe përcillnin burrat dhe fëmijët e tyre, prandaj quhet “Ylliri i Lotëve”. Këtu është pika më e lartë, ku është të ofrohet pamja më e gjerë e detit”, shprehet Niko Laska, banor i zonës.
18 mijë ullinj disa shekullore nga mëse 100 mijë të tillë në kodrat e Piqerasit dhe Lukovës lidhin ende kokrra. Evgjenia që ka kaluar gjithë jetën mes ullinjve thotë se pemë që dikur jepnin deri në 150 kilogramë. Prodhim sot nuk japin më shumë se 50 kilogramë.
“I gjithë fshati është mbajtur me ullirin këtu. Një ulli bënte 150 kilogramë, të cilët i mblidhnim vetë, tani nuk bëjnë as 30 kilogramë”, thotë Evgjeni Bitri, banore e zonës.
Në këtë zonë kultivohet ulliri “kalinjot”. Ky varietet me madhësi mesatare është shumë i njohur për aromën dhe prodhimin e vajit që shkon deri në 32-33 litra për kuintal.
“Bregdeti është një zonë ku ulliri është kultivuar në shekuj dhe hershmëria e ullirit është mijëra vjeçar. Por pjesa më e madhe e ullinjve janë 200-300 vjeçarë, por ka edhe 500 apo 1000 vjeçarë”, shprehet Milto Nika, specialist ulliri. 
Shumica e prodhimit të ullirit prej Piqerasit e Lukovës shitet te tregtarët e mëdhenj nga Shqipëria e Mesme me një çmim që maksimalisht arrin 100 lekë për kg.
Sigal