“Hiqeni turizën“, “Rezistencë”/ Protesta kundër izolimit në Gjermani

380
Sigal

“Hiqeni turizën“, “Rezistencë” – me parulla të tilla e të tjera, mijëra demonstrues në Gjermani kanë protestuar kundër rregullave e kufizimeve të koronavirusit, megjithëse lehtësimet e para kanë filluar.

Të shtunën, në Gjermani protestuan në disa qytete të mëdha mijëra vetë kundër masave të rrepta, sipas tyre, për mbrojtjen nga koronavirusi.

Në sheshin Marienplatz në Mynih u mblodhën rreth 3000 vetë, pjesërisht duke injoruar rregullat e ruajtjes së distancës.

Demonstrata ishte regjistruar për 80 vetë, njoftoi zëdhënësi i presidiumit të policisë së Mynihut.