Hipoteka pret aplikime për procesin e përditësimit të hartës dixhitale

509
Nga auditori qendror i Universitetit Politeknik, Ministri i Drejtësisë  Ylli Manjani ka bërë ditën e sotme një apel publik për të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për t’u punësuar pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si pjesë e punës që do të nisi për procesin e dixhitalizimit të hartave.
Ministri Manjani ka bërë prenzente nevojën për profesionistë dhe të rinj të aftë, gjatë një takimi me drejtues, student dhe të diplomuar të këtij universiteti në shkencat që parashikon punësimi pranë këtyre zyrave. Manjani u shpreh se aplikimet për të interesuarit do të mirëpriten deri në datën 10 qershor ndërsa theksoi se për garantimin e suksesit të këtij projekti, rëndësi ka krijimi i një administrate me ekspertë të arsimuar.
“Dua të bëj prezent nëpërmjet jush, për të gjithë inxhinierët, hartografët, topografët, ekpsertët kompjuterikë, etj, që të jenë prezent në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme me CV-në e tyre për të konkuruar, sepse kemi nevojë për ta. Ky është qëllimi i prezencës sime sot këtu në mjediset e Universitetit Politeknik, duke besuar se ky universitet i ka të gjitha mundësitë e nevojshme që të ketë burime njerëzore të trajnuara për këtë proces. Zgjodha të trokas në derën e universitetit dhe jo të partive politike, për të marrë burimet njerëzore për të cilat ky shërbim ka nevojë realisht”, u shpreh Manjani.
Sigal