Himarë, sërish protestë për pronat, banorët: Jemi gati të japim dhe jetën

478
Sigal

Banorët e Himarës kanë protestuar sërish për pronat, të cilat preken nga projekti i ri urbanistik. Banorët i kanë bërë thirrje kryeministrit, duke deklaruar madje se janë gati të japin dhe jetën për pronat.


“Çështja e pronave duhet të zgjidhet sa më parë. Jemi gati të japim jetën për pronën


Po provokohemi. Duhet të ruajmë qetësinë nga provokimet”, kanë thënë banorët.


Edhe Nikollaq Neranxi, Kreu i Shoqatës për mbrojtjen e Pronave të Bregdetit dhe Biznesit të vogël iu ka bërë thirrje ambasadorëve të kthejnë sytë nga Himara.

“Apel ambasadave që ta shikojnë me prioritet problemin e Himarës. Himara është një popull që i ka mbështetur të gjithë. Do lidhemi me zinxhirë dhe pronën nuk do ta lëshojmë. Kjo është protesta e fundit përballë bashkisë pasi Jorgo Goro nuk e meriton.
Himarjotet e rritën një djalë çam që ngeli në rrugë. Çamët kur kane ardhur në Shqipëri janë mikpritur nga himarjotët. Goro e dha përgjigjen e tij që është i vendosur të na marrë pronën. Ai është i kapur. Nuk do lejojmë që Himarën të na e marrin përderisa e kemi. Nuk do lejojmë qeverinë që të mbaje qëndrim selektiv duke i dhënë njërit komunitet pronën dhe tjetrit jo”, deklaroi Neranxi.

Për të ruajtur rendin protesta është mbajtur nën vëzhgim nga forca të shumta policie.