Hetimet për vrasjen e Madrit Ulqinakut në Elbasan, si nisi konflikti që i mori jetën 33-vjeçarit! Çfarë treguan kamerat e sigurisë

124
Sigal

Detaje të reja publikohen nga vrasja e Madrit Ulqinakut dy ditë më parë në qytetin e Elbasanit.

Policia ka dokumentuar përmes kamerave të sigurisë të gjithë skenën, që nga nisja e konfliktit e deri tek ekzekutimi i 33-vjeçarit nga i riu Horgito Peqini.

Fillimisht, tre të rinjtë u përfshinë në një konflikt me 33-vjeçarin Madrit Ulqinaku. Pas debatit, 18-vjeçari Horgito Peqini shkoi në makinën e tij ku mori armën tip pistoletë dhe dyshohet se e qëlloi në shpinë Ulqinakun.

Si pasojë e plagëve, 33-vjeçari ndërroi jetë në vend. Tre të rinjtë më pas u larguan me automjet.

Një ditë pas ngjarjes (18 gusht), policia arrestoi një prej personave të përfshirë në konflikt, 18-vjeçarin Ejden Dino, ndërsa janë shpallur në kërkim autori Horgito Peqini si dhe Klajdi Sallufi.

Nga hetimet paraprake, policia e ka cilësuar ngjarjen si një konflikt të çastit, por vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të vrasjes.