Hetim “Sulltanit” të 16 mijë infermierëve

916
Gazeta “Telegraf”, po vazhdon të publikoj edhe sot, skandalet që bëhen prej shtetasit Sabri Skënderi, që prej 7 vitesh po komandon si pronë private institucionin publik shtetëror “Urdhri i Infermierit”. Sot, po publikojmë një abuzim të rëndë e gjigand financiar, që kreu i institucionit publik “Urdhri i Infermierit Shqiptar”, infermieri jurist dhe pedagog në Universitetin e Infermierisë Tiranë dhe politolog (sipas diplomave) Sabri Skënderi po bën prej 7 vitesh me të ardhurat e këtij institucioni. Sipas Statutit të institucionit “Urdhri i Infermierit Shqiptar” i cili edhe në fund, çuditërisht mbanë firmën dhe vulën e… Sabri Skënderit si “vepër” e tij, thuhet se të ardhurat e “sulltanatit” të tij, kanë si burim koutizacionin e 16 mijë e 300 infermierëve. Infermierët që kanë rënë nën “tutorizmin” e Sabriut, prej 7 vitesh që kur ky personazh është graduar president i “Urdhëri i Infermierit Shqiptar” me vota të blera, janë të detyruar të paguajnë nga 100 lekë në muaj kuotizacion secili, si anëtarë të “Urdhri i Infermierit”, mbasi nëse nuk e paguajnë koutën e anëtarësisë, largohen nga puna! Dhe këtë presion, kreu (Agai) i institucionit “Urdhri i Infermierit Shqiptar” Sabri Skënderi e sanksionon edhe në Statut, duke paralajmëruar, se për largimin nga puna, ka bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, me drejtoritë rajonale të Shëndetësisë dhe drejtoritë e spitaleve! Faktikisht, Sabriu nuk pyet për anëtarësinë e infermierëve si potencial e problematikë e tyre sociale, por i konsideron ata vetëm si “numër për të ardhura për lekë kuotash”. 
Ndaj dhe të mbi 16 mijë infermierët, të vënë nën presionin e babëzisë së “aligatorit” Sabri Skënderi, detyrohen të pranojnë zhvatjen 1000 lekë në muaj që u bëhet nga paga dhe të heshtin! Kjo vlerë e vjedhur me dhunë në bordero që u bëhet infermierëve, depozitohet nga financat e institucioneve të shëndetësisë, në një llogari bankare që kontrollohet vetëm nga sabri Skënderi dhe nga një “sekretare-financiare” e përzgjedhur prej tij. Sipas llogarisë, së kuotës mujore që u mbahet infermierëve të shërbimit mjekësor shtetëror në Shqipëri, rezulton se në 1 muaj në llogarinë bankare “Sabri” depozitohen 16 milionë e 300 mijë lekë, ndërsa në 1 vit afro 200 milionë lekë… kuota! Se ku përfundojnë këto 200 milionë lekë, këtë mund ta zbardh drejtësia shqiptare, të cilës gazeta “Telegraf” i bën apel të veproj urgjentisht për të paralizuar dhe asgjësuar urgjentisht, një tjetër skandal me emrin “Kuotat mujore të anëtarëve të Urdhrit të Infermierit”. Në vijim të zbardhjes së krimit që bëhet me financat e institucionit “Urdhri Infermierit”, i bëjmë me dije lexuesit dhe opinionit, se Gazeta “Telegraf” do të vazhdojë të publikojë gjithë faktet që disponon në lidhje me këtë gropë të zezë e cila përbën skandalin tjetër të rëndë financiar në sektorin e shëndetësisë shqiptare. 
———————————————————
Kreu i Infermierëve Sabri Skënderi dhe Betimi i Infermierit Shqiptar
Betohem solemnisht përpara Zotit dhe në prani të kësaj Asambleje qё do ta kaloj gjithё jetën time në pastërti morale dhe ta ushtroj profesionin tim me besnikëri.
Unë do të heq dorë nga çfarëdo gjëje që është shkatërrimtare dhe dashakeqe, si dhe nuk do të mbaj dhe nuk do të jap kurrё me dijeninë time, asnjё medikamentet dёmprurёs.
Zotohem se Unë do të bëj gjithçka kam mundësi për të rritur nivelin tim profesional dhe do të mbaj nё fshehtësi gjithçka personale apo familjare qё mё ёshtё besuar mua gjatё ushtrimit tё detyrёs, ku jam thirrur tё shёrbej.
Do tё bashkёpunoj me besnikëri me mjekun dhe do ti përkushtohem me devotshmëri mirëqenies së atyre pacientëve që kanё nevojё pёr pёrkujdesjet e mia. (Gazeta “Telegraf”)
Sigal