Heroinë dhe kokainë në Tiranë, zbulohet grupi, mes tyre një femër

555
Sigal

Katër persona janë arrestuar nga policia për shitje të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe heroinë.

Policia thotë se në kuadër të operacionit “Perimetri” u arrestuan:

– B. N. (F.), 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

– M. F., 20 vjeç, banues në Tiranë.

– M.B., 22 vjeç, banues në Tiranë.

– E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.

“Nga informacionet e grumbulluara , dyshohej se shtetasja B. N. në bashkëpunim me vëllain e saj M. F., shisnin në qytetin e Tiranës lëndë narkotike droga të forta kryesisht Heroinë dhe Kokainë, personave të ndryshëm përdorues të lëndëve narkotike, por edhe personave të tjerë si shtetasve E. B. dhe M. B. të cilët lëndën narkotike pasi e blinin nga shtetasja B.N dh M.F, ua shisnin atë personave të tjerë përdorues të lëndëve narkotike”, sqaron policia.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 27 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, 5 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një automjet, një motor dhe 6 telefona celulare dhe 1 dorezë hekuri.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes se lëndëve narkotike ” të kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve të arrestuar B. N., M. F., M. B., E. B. dhe për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në ngarkim të shtetasit M. F.