Heqja e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, sot do të lejohet transporti publik

367
Sigal

Duke nisur nga sot transporti publik qytetas dhe ndërqytetas është i lire të rinisë punën, pas mbarimit që një dite më parë të gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Ishte ministrja e Shëndetësisë ajo që njoftoi dje rinisjen e punës së transportit publik, por me protokoll të rreptë sigurie dhe mbajtjen e maskave në mënyrë të detyrueshme.

Por, pas saj, reagoi Unioni i Operatoreve të Transportit Publik, duke thënë se nuk mund të rinisin shërbimin, pasi nuk u janë plotësuar kërkesat.

Mbetet për të parë në vijim se çfarë do të ndodhë konkretisht me transportin publik në vend.

Reagimi i Shoqatës:

Bazuar në fjalimin e fundit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po Ju bëjmë me dije se Unioni i Operatoreve të Transportit Publik nuk mundet të rifilloi shërbimin për sa kohë nuk është plotësuar asnjë nga pikat e kërkuara.

Me anë të kësaj deklarate përgënjeshtrojmë Ministren e Shëndetësisë, e cila tha: “Hiqen kufizimet për transportin publik”.

Për sa kohë është në fuqi Urdhri i Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Nr.169 dt.5/6/2020 operatorët e transportit publik nuk e kanë të mundur të përballojnë kostot e respektimit të këtij protokolli, si financiare ashtu edhe ligjore.