Heqja e banerit në Fier, Meta kandidatëve të LSI-së: Mos u provokoni nga policët

231
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar në rrjetet sociale për incidentin në Fier, ku janë hequr banerat e LSI-së.

Meta i bën thirrje kandidatëve të LSI-së në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave, dhe i fton ta tejkalojnë me urtësi këtë moment.

Gjithashtu ai thekson se nëse në ditën e zgjedhjeve do të preket një votë, atëherë gratë “trime” të Libofshës do të tregojnë vlerën e votës që sipas tij Partia Socialiste nuk e ka kuptuar akoma.

Postimi:

U bëj thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment.

Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve t’i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t’i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma.