Hëna do të ketë një fenomen të çuditshëm

486
Hëna e plotë në shtator do të jetë edhe më e errëta edhe më e ndritshmja e vitit – dhe disa thonë se kjo mund të jetë një shenjë e apokalipsit. Hëna do të ketë një fenomen të cilin njerëzit e quajnë ‘Hëna e Gjakut’ dhe ‘Superhëna’ e vitit, që pretendohet të jetë shenjë e fundit të botës.
Në mëngjesin e hershëm të 28 shtatorit, Hëna do të jetë shumë afër Tokës, duke e bërë atë një ‘Superhënë’. Për shkak të afërsisë së saj, Hëna e plotë do të jetë e ndezur me ekstra dritë të ndritshme, sidomos rreth orës 2 të mëngjesit, transmeton Lajmi.net.
Por, menjëherë pas kësaj, Hëna do të fillojë të zhduket. Ajo do të ketë një eklips të plotë rreth orës 3 të mëngjesit, përderisa Toka do të qëndrojë mes saj dhe Diellit. Nuk do të jetë e dukshme më deri në orën 4.
Sigal