Sigal

Dy persona, në mënyrë të çuditshme, kanë konsumuar aksidentalisht herbicide, duke u helmuar. Fatmirësisht, pas ndihmës mjekësore, 18-vjeçarja në Krujë dhe 33-vjeçari në Lezhë, e kanë kapërcyer rrezikun.

Prokuroritë respektive kanë referuar materialet pranë gjykatave respektive të shkallëve të para.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 07. 08. 2018, shtetasja R. M., vjeçe 18, banuese në  fshatin Ranxë, në mënyrë  aksidentale, ka konsumuar herbicide dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 07. 08. 2018, në fshatin Malecaj, në banesë, nga pakujdesia, është vetëhelmuar me herbicide shtetasi S. Z., vjeç 33, i cili mori mjekim në spital dhe u largua në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.