Helmimi nga uji i pijshëm në Kukës, policia nis hetimet: Merren mostrat në depon qendrore dhe banesa

118
Sigal

Policia e Kukësit ka nisur hetimet pas helmimit të disa qytetarëve nga uji i pijshëm në fshatin Shtiqen.

Me anë të një njoftimi, policia thotë se grupi hetimor i ngritur së bashku me specialistët e ISHSH Kukës, ka marrë mostra të ujit te depoja qendrore dhe në banesat e qytetarëve në të cilat ka patur ndotje uji, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të ndotjes.

Po ashtu po punohet për të marrë deklarimet e mjekëve, të cilët nuk kanë njoftuar në organet e rendit, në lidhje me këtë situatë.

NJOFTIMI I POLICISË

Strukturat e Komisariatit të Policisë Kukës, pas publikimit të videove në rrjetet sociale, me pamje nga rubinetat e ujit të pijshëm në fshatin Shtiqen, që dyshohet të jetë i ndotur, kanë nisur menjëherë hetimet për këtë rast.

Shërbimet e Policisë kanë marrë kontakt me specialistët e ujësjellësit të cilët kishin dijeni për ndotjen, dhe më pas kanë shkuar  në Spitalin Rajonal Kukës, ku kanë konstatuar një numër të lartë personash nga disa fshatra të Kukësit, që janë paraqitur me siptoma helmimi.

Grupi hetimor i ngritur së bashku me specialistët e ISHSH Kukës, ka marrë mostra të ujit tek depoja qendore dhe në banesat e qytetarëve në të cilat ka patur ndotje uji, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të ndotjes.

Po punohet për të marrë deklarimet e mjekëve, të cilët nuk kanë njoftuar në organet e rendit, në lidhje me këtë situatë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ndotjes së ujit dhe vënien para përgjegjesisë ligjore të personave përgjegjës.