Hekurudha Shqiptare nё prag tё rilindjes

1881
Vladimir Shyti
Një sirenë e tejzgjatur, e çjerrё, e vetmuar dёgjohet mbi binarët hekurudhor tepër tё konsumuar. Vështron cepin e fundit tё diellit krejt tё përskuqur tutje nё horizont deri aty ku puqet deti me hapsirёn qiellore dhe zjarrin e ёmbёl mbi çatitë e shumё ngjyrëshe tё qytetit. Pas pak nis njё erё e fort e cila trazon e harbuar linjat e hekurt tё deformuar, qё i bёn ato tё vezullojnë si luspa tё shndritshme nën rrezet e fundit tё diellit. Treni tërhiqet zvarrë si krimb i plagosur drejt veriut, ai vërvit mbi shina një dora gjigande që njofton se ёshtё ende pjesё e këtij vendi dhe qё kёrkon vëmendje nga shteti ynë. Sytë e trenistit tregonin një trishtim tё mbetur ndër vite. Ndenji ashtu pa lёvizur për disa çaste, duke vështruar kёtё pamje tё mrekullueshme. Pastaj, befas, hapi dritaren e lokomotivës dhe nxori kryet jashtë me shikim para. Një autoveturё kishte mbetur midis linjës sё hekurt. Frenoj rёndё e pasuar nga njё tingull i frikshёm sirene. Pёrbindёshi metalik nguli kthetrat e tij nё shina duke patinuar nё to, tashmё pritej vetёm mrekullia. Me zemёr tё ngrirё trenisti pa se si u gris ato çaste qilimi vezullues. Nga vetura vёshtroi silueta njerëzish qё po braktisnin mjetin e tyre. Çaste tronditëse ku vdekja dërgon lajmёtarёt e vet. Por kёtё radhё doli e zhgёnjyer, pasi treni ndali pak metra larg mjetit. Pasi morën shumё falënderime trenisti vazhdoi udhёtimin i qetësuar dhe krenar për atё akt tё sukseshёm. Hija e vdekjes mori arratinë, tutje pas perёndimit tё diellit, duke lёnё pas oshёtimёn e gёzueshmё tё sirenës. I tregova këto pak rreshta sepse mediat e shkruara dhe ato televizive shfaqin vetëm ato kronika tё zeza, ku ngjarjet nuk pёrfundojnё si nё këto rreshta qё përshkova unë, por kemi pasur edhe tё plagosur e mё zi, tё vdekur. I ngjashëm me akrepa tё prishur, makineria hekurudhore vazhdon tё punojё pa ndërprerje nё zbrazёtinё e saj, nё kёtё vend ku asnjë qeveri nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur. Tek këta punëtorё ritmi mbijetojё falё stafit drejtues dhe profesionisteve e sindikatёs qё punojnё ende me paga qesharake. Sidomos makinistët e trenit dhe drejtuesit e tyre qё përballen çdo ditё me situate tё ndryshme negative. U njohёm me masat qё do tё marrё qeveria shqiptare pёr ristruksionin e linjave hekurudhore nё gjithё vendin dhe linjёn qё do tё ndёrtohet nga Tirana nё drejtim tё Rinasit, gjithashtu edhe pёr shtesёn nё buxhetin hekurudhor, qё na mbushi me vrullin e mrekullueshëm shpirtëror. Por, unë do tё shtoja edhe disa kërkesa jetike qё kanё kёta puntorё tё stёrmunduar nё vite si: kushtet e punёs, uniforma hekurudhore, nё uljen disi tё pensionit pёr makinistёt, qё punojnё me makineri tё rёndё mbi njёqind tonё dhe heqjen si shoqёri anonime, e cila na ka humbur kuotat e ngritjes sё pagave nё shumё vite, ku qeveria ka kryer herё pas here nё tёrё instuticionet e veta shtetёrore. Mendoj se ministri Gjiknuri do t’i marrё nё kosideratё kёto kёrkesa jetësore dhe ne do t’i jemi mirёnjohёs duke punuar mё me pёrkushtim pёr mbarëvajten e hekurudhёs tonё shqiptare. Nga kёta punëtorё vijnё britma ngazёllyese tё mrekullisё duke harruar njё herё e pёrgjithmonё atё tmerr llahtari qё kaluan ndёr vite. Tashmё, tё mbёrthyer edhe nga vrulli pasionit, ngrihen mrekullisht nga kjo rilindje pёr ta dhe vendin e tyre, ku tё mos bien mё preh e vulgaritetit, por, me njё kёrcim fisnik tё arrijmё edhe ne sёbashku me simotrat evropiane.
Sigal