HEC i Moglicës rrezikon 40% të popullsisë

1403
Sigal

Uji me
asbest i HEC-Moglicës helmon 160 mijë banorë në Korçë, Gramsh dhe 157 fshatra
ku kalon


 Arjan ZADRIMA

 

Banorëve
të 8 komunave në rrethet Korçë dhe Gramsh, por edhe në rrethe të tjera që
shtrihen përgjatë rrjedhës ku do kalojë një “lumë” uji, i dalë prej një
hidrocentrali, përveç varfërisë ekstreme, papunësisë, krimit, analfabetizmit,
tregjeve të bllokuara të prodhimeve për shkak të importeve monopoliste, sëmundjes
së bagëtive e shpendëve, mungesës totale të shërbimit mjekësor e të
transportit, “Rilindja” po u jep edhe një goditje tjetër fatale, shkaktuar nga
punimet që po bëhen për ndërtimin e një HEC-i në fshatin Moglicë të Korçës. Punimet
për hapjen e tunelit të ujit (portës) së HEC, zbuluan ekzistencën e asbestit,
një përbërës minerali, që helmon jetën e gjallë dhe “vret” prodhimin” bujqësor
e blegtoral. Përmasat e këtij HEC nuk janë sa mulliri i fshatit, përkundrazi
HEC-i që po ndërtohet në Moglicë është hidrocentrali më i madh që do të ndodhet
në pjesën e sipërme të Projektit Hidroenergjetik të Devollit. Ky HEC shfrytëzon
rënien e ujit prej 300 metrash lartësi, ndërmjet terrenit malor ku ngrihet prej
650 metër dhe 350 metër mbi nivelin e detit. Vetëm diga e tij është me një
lartësi 150 metra dhe kjo digë klasifikohet ndër 3 digat më të larta të botës e
këtij lloji. Duke u fshehur pas këtij fakti, shtetarët e “Rilindjes” kanë marrë
përsipër të jenë pjesë e krimit që ka nisur të vrasë shëndetin dhe jetën e
punonjësve ndërtues të këtij HEC-i dhe që në vazhdim, nëpërmjet ujit që do të
kalojë nëpër një tunel me përbërje të brendshëm me përbërje asbesti, do të
infektojë e helmojë edhe banorët e zonës, tokat, ujin e pijshëm, të mbjellat,
bagëtitë, pemëtoret e gjithë zonës në gjatësinë e rrjedhjes së ujit të HEC, pas
daljes nga tuneli e deri në derdhjen në det. Kujtojmë që uji i grumbulluar nga diga
e këtij HEC e që do të rrjedhë nëpër gjithë zonën nga Moglica e deri në det, ka
një volum mbi 360 milionë metër kub. Imagjinoni në stinë dimri, kur uji do të
shtojë volumin e do të hapet totalisht tuneli shkarkues, uji i infektuar prej
asbestit, do të helmoj jetën e gjallë dhe produktet ushqimore të banorëve të 8
ish-komunave Moglicë, Koklës. Lekas, Gorë e lenie në rrethet Korçë dhe Gramsh.
E jo vetëm këta, por do të jenë të “dënuar” me rrezik për jetën prej ujit të
helmuar nga asbesti edhe banorë të shumë zonave të tjera, të fshatrave e
qyteteve që shtrihen përgjatë rrjedhës së ujit që do shkarkohet nga HEC. kupola
e “rilindjes” është bërë palë mbrojtëse e pronarëve të HEC-it, duke i lejuar të
falsifikojnë analizat e përqindjes së asbestit dhe përqindjen e efekteve shkatërrues
të shëndetit të punonjësve e të banorëve të zonës. Specialistët e gjeologjisë,
shprehen se asbesti aty është në përqindje të madhe si shtresë minerali, ndërkohë
që paralajmërojnë helmimin e ujit që kalon nëpër tunel e për rrjedhojë gjithë
ujin e liqenit, i cili gjatë “rrugës” për në det ku ka destinacion fundor,
infekton edhe lumenjtë, rezervuarët dhe rrjedhat zonale që i bashkohen këtyre
lumenjve, apo që mbushin rezervuarët nëpër ish-komuna, ku rrezik është evident
për bagëti dhe infektimin e të mbjellave prej vaditjes më këtë ujë.

100 punëtorët
që u ndotën prej asbestit

Fakti është ky: Një javë më
parë, 100 punëtorë të HEC-it të Moglicës pezulluan punën në formë proteste,
pasi kishin konstatuar praninë e mineralit të Asbestit, gjatë gërmimeve që po
kryenin. Por duke qenë se nga drejtuesit e firmës nuk u mor asnjë masë, ditën e
sotme 30 punëtorë të HEC-it janë larguar nga puna. Pavarësisht shqetësimeve të
ngritura prej tyre, puna vijoi rregullisht në HEC, në të dy tunelet. “Pas protestës për Asbestin asgjë nuk ka
ndryshuar. Vijojmë të punojmë në të njëjtat kushte. Futemi pa maska të posaçme
në tunel
”, thonë punëtorët. Ata ngurrojnë të protestojnë, nga frika se mos
pushohen nga puna. Në datën 2 dhjetor, 100 punëtorë të HEC-it të Moglicës
protestuan nga frika prej pranisë së mineralit, duke u shprehur se janë në
dijeni të pasojave të rrezikshme që jep Asbesti në shëndetin e njeriut. “Asbesti ka efekte të rrezikshme. Ndihemi të
rrezikuar për jetën. Kemi dëgjuar për efektet e asbestit, pasi grimcat e tij
shkaktojnë kancer. Asbesti është hasur që në fillim të punës. Firma nën
kontraktore shfaqet e pa shqetësuar. Ne e dimë se ku ka asbest, mbyllen
punimet”
, thonë punëtorët. Ndërkaq, ata kërkuan ndërhyrjen e shtetit në
mënyrë që të bëhen verifikimet e duhura në këtë kantier.