Hataja e tenderit 2 miliardë lekë, që po tenton të bëjë “beu” Agron Hetoja i KESH

692
Pikërisht dje në orën 9.00, në ditën miratimit të ligjit të “Vettingut”, që kërkon pastrimin dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe shporrjen nga drejtimi zyrave të shtetit i klaneve dhe drejtuesve të inkriminuar e të korruptuar që po bëjnë batërdinë me fondet publike, në një nga shërbimet strategjike kombëtare të vendit, konkretisht në zyrat e larta të kupolës së KESH që komandohet nga disa “agallarë” që nuk pyesin për ligje, u zhvillua në mënyrë mafioze tenderi me vlerë 2 miliardë lekë, ose me fond limit të shtuar artificialisht e klientelisht me afro 4 herë më tepër se fondi fillestar i shpallur dhe 3.5 herë më të lartë se oferta fituese e paraqitur prej prej firmës “Muhr” në vitin 2010 , firmë e huaj kjo, me veprimtari të specializuar në shërbime ndërkombëtare në fushën e pastrimit të rrjetave të HEC-ve në të gjithë botën, por që është spostuar e shpërfillur në mënyrë brutale e antiligjore prej drejtuesve të KESH në 9 vitet e fundit qysh kur ka nisur ky tender “litar” dhe sidomos prej drejtorit aktual të KESH, pazarxhiut Agron Hetoja dhe “Mon Kukaleshëve” të tij në zyrat e KESH dhe jashtë saj. Historia e zhvillimit të këtij tenderi me zvarritje 9 vjeçare, u mbyll dje si procedurë e parë e konkurrimit. Sipas informacioneve, drejtori i KESH Agron Hetoja, dha porosi që tenderi të bëhet sipas “udhëzimeve” për ta fituar firma e paracaktuar, për interes të së cilës edhe është shtyrë pa fund prej vitesh!

 Dje, në tender paraqit një studim me përmbajtje “nastradinçe”, me vlerë 320 milionë lekë, me të cilin i jepej gjoja mendje kreut të KESH, “Espinozës” së pazareve e ca blerjeve “çudibërëse” me pajisjet e KESH, “bujqësoristit” Agron Hetoja, nëse pastrimi i rrjetave të HEC-it të Komanit duhet bërë me vinç, apo pa vinç! Pra, dje u hapën ofertat e pjesëmarrësve. Tashmë do të bëhen vlerësimet e tyre, por ka informacione që fituesi është paracaktuar jo vetëm në zyrën e KESH por do të mbetet “fitues” edhe pas animimeve që do të bëhen nga pjesëmarrësit në KPP e cila do të lërë në fuqi vendimin e marrë nga “çeta” e kullës “HETOJA”. Drejtuesit dhe përfaqësuesit e firmës “Muhr” në Shqipëri, të shpërfillur dhe të spostuar qëllimisht e padrejtësisht prej kupolës së KESH. disa ditë më parë i janë drejtuar edhe kryeministrit Edi Rama, me një letër ankimi e denoncimi të faktuar me prova abuzive, të bëra prej drejtuesit të KESH dhe KVO “kukull: të KESH të komanduar prej tij, lidhur me procedurat dhe pazaret e pista e mafioze që po bëhen me tenderin 2 miliardë lekë të pastrimit të rrjetave dhe sheshit para rrjetave deri në kuotën 142 e lartë në HEC-in e Komanit. Sipas letrës drejtuar kryeministrit Edi Rama të cilën do ta publikojmë të plotë në vijim, të bindur se kryeministri nuk ka asnjë lidhje me këtë krim ekonomik-financiar, firma e huaj “Muhr” i kërkon kreut të qeverisë shqiptare, të zbardh procedurat e tenderit fiktiv e ilegal që u zhvillua dje në “kullën” e KESH dhe do të zbulohet hataja 2 miliardë lekë që po bënë “beu” i KESH, pazarxhiu i fondeve publike Agron Hetoja!
Sigal