Harrojeni plazhin në Shqipëri deri në fund të qershorit!

614
Sigal

Nuk jemi në mes të Vjeshtës edhe pse asgjë nuk duket ndryshe.

Ndryshimet klimatike, kanë bërë që Qershori të karakterizohet si një muaj me mot tropikal, ku mëngjesi nis me diell e mesdita pasohet nga stuhi ere, shiu dhe breshëri.

Sinotpikanët thonë se mesdita e të premtes ka sjellë rrebeshe të përkohshme dhe stuhi breshëri me diametër deri 3 cm në zonat Qendrore, ndërsa shira të dobët dhe mesatarë në Veri dhe zonat Jugore.

Moti do të vij duke u ftohur, duke i bërë ditët e fundjavës të ngjashme me ato të vjeshtës.
Bazuar në parashikimet e motit, nata e së shtunës pritet të sjell rrebeshe shiu në të gjithë vendin si pasojë një fronti të ftohti që pritet të kalojë në Shqipëri, duke bërë që temperaturat minimale të zbresin deri në 8 gradë.

Deri në fund të muajit, moti mbetet kryesisht i vranët dhe i freskët, larg kushteve normale të Verës Mesdhetare dhe shumë pranë Vjeshtës.