Hapja e shkollës shqipe në Vërmik

1399
Seri Tushi
Shkollë 104-vjeçare. Vërmik, 16 nëntor 1913
Me gjithë përpjekjet e mëdha për hapjen e shkollës shqipe në Vërmik para vitit 1912 nuk u realizua dot. Dimë se deri në këtë kohë shumë djem vërmikas kishin mësuar të shkruanin dhe të lexonin gjuhën shqipe, që e kishin arritur nga abetaret që kishin ardhur në Vërmik nga Hamit Çela “Lumi”. Këtë e dëshmonin gjithë moshatarët që kishin qenë në atë kohë djem të rinj, si Ago Bleta kur e pyetën se ç’shkollë kishte mbaruar, ai u përgjigj: “Kam mbaruar shkollën e përrallave nga abetaret e Hamit Lumit.” Kështu thoshin edhe Difo Braka, Balil Tushi e shumë të tjerë. Shkolla shqipe në Vërmik u hap pas shpalljes së Pavarësisë, në kohën kur qeveriste Ismail Qemal Vlora, 16 nëntor 1913. Mësimet filluan në gjuhën shqipe në mejtep. Mësues ishte biri i këtij fshati Naim Braka. Në këtë shkollë filluan mësimin 20 nxënës, të cilët ishin: Xebo Mëzuri, Kojdhel Veshi, Ramo Braka, Spaho Gjoka, Guxhë Çela, Kamber Xhuveli, Shaban Tushi, Shaban Kolila, Piqo Hania, Naim Gjoni, Ismet Toli, Hajro Mezuri, Salo Lloi dhe shtatë vajza, të cilat ishin: Hava Gjoni (Tushi), Bule Veshi (Ciraku), Merduri Mezuri (Kashta), Mamude Cipa, Qamile Tushi (Brahimi), Tarika Memaj (Bleta), Salushe Gjoni (Veshi). Fillimi i shkollës në gjuhën shqipe në Vermik u realizua në sajë të përpjekjeve të mëdha të bëra nga patriotë vërmikas. Pjesëmarrja e shtatë vajzave në këtë kohë në këtë shkollë tregon dashurinë e madhe për gjuhën shqipe, shkallën e emancipimit të shoqërisë vërmikase dhe etjen e madhe për dituri e zgjim – arsim dhe kulturë. Ja Si tregon një ish-nxënëse e kësaj shkolle, HavaTushi, për emërtimin e shkronjave me emra konkretë (tabelë ilustrative): a – ari; b – bari; c- cjapi, 

g – gunë, d – dora, dh- dhia; e- era, (për shkronjën ë) nuk e konkretizon

Si duhet, nuk ka qenë në alfabet; f- flamuri; g -guri; gj – gjuri; h- hëna; i -iriqi; j – jaka; k -kali; l- lopa. Po kështu edhe ll- mungon; n – nata; nj – njeriu; 0 -ora; p – pata; s – sëpata; sh – sharra; t – tufa; th -thika; u- udha; v – vapa; x – xixa; xh – xhaketa; y- ylli; z -zogu; zh -zhaba.

Këto, ne fëmijët, i mësonim përmendësh si fjalë dhe i thoshim me
njëri-tjetrin, secili mundohej të thoshte sa më shpejt e pa gabim – ari, bari, cjapi, çuni…”

Shkolla në Vërmik zgjati dy vjet. Në vitin 1915 ajo u mbyll si shkak i fillimit të Luftës së Parë Botërore. Por disa djem, që familjet e tyre u shpërngulën në Vlorë, si pasojë e luftës, vazhduan shkollën në Vlorë. Një ndër këta ishte Kamber Xhuveli, i cili mbaroi edhe shkollën e lartë në Firence të Italisë. Shkolla në Vërmik u rihap përsëri në vitin 1917-1918,

por këtë radhë jo në mejtep, por në shtëpinë e Varf Hasanit. Mësues përsëri ishte Naim Braka dhe ishin njëmbëdhjetë nxënës, tri ishin vajza. Ia Vlen të përmendim se si zhvillohej mësimi: nxënësit rrinin ulur këmbëkryq mbi një shtresë që ishte postë leshi (lëkurë dele apo dhie), që e kish secili të tijën, katërshoren (fletoren) dhe abetaren e mbanin mbi gjunjë kur shkruanin dhe lexonin. Në faqe të murit nxihej një pjesë me të verdhë veze, e cila përzihej me blozë (skorie të oxhakut nga zjarri), në vend të shkumësit përdorej gëlqere që mësuesi e përdorte për të shkruar fjalët ose shkronjat në faqen e murit me një furçë të bërë me bisht kali a mushke, kurse më vonë përdornin gurë gëlqeror që përmbante allçi, i digjnin në zjarr, ata zbuteshin dhe shkruanin si shkumësa. Në vitin 1919 shkolla në Vërmik u mbyll. Ajo u rihap përsëri në Vitin 1924 me mësues vërmikasin Pronjo Robi. Kjo vazhdoi deri në Vitin 1926. Pas Vitit 1927 nuk u hap më shkollë në Vërmik deri në vitin 1946.
Mësues vërmikas 1913-1926
HAPJA E SHKOLLËS PAS ÇLIRIMIT, 1946
Pas Luftës NÇl, shkolla fillore u hap në Vërmik më 1 shtator 1946. Mësues ishte Thanas Ksera nga Gjirokastra (Vërmiku në këtë kohë ishte me Kurveleshin, me komunën Gusmar dhe prefekturën e Gjirokastrës). Në këtë shkollë filluan mësimet 51 nxënës, prej këtyre 30 vajza. Nga Viti 1946 e deri në Vitin 1968 që u hap shkolla 8-Vjeçare në Vërmik mbaruan shkollën fillore shumë nxënës dhe pjesa më e madhe e tyre vazhduan shkollën 7-Vjeçare në Vlorë. Në fillim fëmijët rrinin te njerëzit e tyre që banonin në Vlorë, më vonë në konvikte që u hapën në Vlorë për zonat e vështira. 

e Veno Tushi, Fatri e Hajre Ania Zabit e Milore Bleta, Ulsie Tushi, Jemin Mezuri, Zyber Xhuveli,Valdete Tushi, Donika Tushi, Abip Gjoni, Mato e Mjaftime Bleta, Tajar Bleta dhe dy nga Matogjini me korrespondencë: Malo Merkaj (ish-kryetar në Matogjin) dhe Esat Ruka (ish-përgjegjës sektori). Kërkesa të vazhdueshme të popullit të Vermikut për hapjen e shkollës 8-vjeçare ditën ishin të vazhdueshme, por pas hapjes së shkollës së natës, u bë e mundur që të hapej edhe ditën. Kështu, më 1 shtator 1968 filloi shkolla 8-vjeçare ditën. Në këtë vit shkollor filluan klasën e pestë – 8 nxënës, që ishin shtatë vajza dhe një djalë: Sanie Tushi, Sanie Alimuҁi, Meni Mezuri, 

Limone Alimuҁi, Vasilika Alimuҁi, Nazire Lloi, Dhurata Alimuҁi dhe Festim Xhuveli. Mësimin e filluan në vatrën e kulturës me mësuese Kujtime Tafili. Ndërsa në vitin e dytë, mësimin, dy klasat e ciklit të lartë e vazhduan, klasën e pestë në vatrën e kulturës, kurse klasën e gjashtë në zyrën e kryesisë së kooperativës me mësuese Gjinovefa Merkaj. Gjatë kësaj kohe populli

i Vermikut iu përvesh punës për ndërtimin e ndërtesës për shkollë 8-vjeҁare.
Kështu, në Vitin 1970 u ndërtua shkolla e re me dy kate prej shtatë dhomash e kompletuar me të gjitha orenditë shkollore, të reja: banka, dërrasa të zeza dhe mjete mësimore, laboratorë matematike, fizike biologjie si dhe të gjitha llojet e hartave. Në këtë vit, pra në vitin shkollor 1971-1972 u bë drejtori më vete, ku drejtor i shkollës 8-vjeçare ”Hamit Lumi” në Vërmik, u emërua Dane Hoxha nga Matogjini. Pikërisht në vitin 1972 shkolla 8-vjeçare Vërmik mori emrin e patriotit të shquar vërmikas, “Hamit Lumi”.
Kulmin me të madh në numrin e nxënësve shkolla e Vërmikut e arriti në Vitin shkollor 1986-1987 me 86 nxënës. Gjatë këtyre viteve te shkollës 8-vjeçare Vërmik mbaruan shumë nxënës me rezultate të larta e cilësore, të cilët mbaruan edhe shkollën e mesme në Vlorë dhe shumë prej tyre edhe të lartën. Nga nxënësit që filluan mësimet në shkollën e Vërmikut dhe mbaruan shkolla të larta brenda dhe jashtë vënit në specialitete të ndryshme, po përmendim: Kafas Xhuveli – mjek; Limos Alimuҁi – inxhinier, topograf, mbaroi shkollën në BS; Elmas Bleta – ekonomist; Avdul Mezuri inxhinier ndërtimi; Hamit Bleta – inxhinier elektrik; Cano Mezuri- agronomi; Petref Zheku- inxhinier mekanik; Mehmet Habili – inxhinier kimist; Ndërsa Sulo Lloi, Xhevdet Bleta, Reshat Lloi, Bendo Alimuҁi, Ilir Alimuҁi, Dashnor Mezuri, Kostandin Lloi, Afrim Alimuҁi, Edison Bleta, Kreshnik Bleta kanë mbaruar akademinë ushtarake dhe disa shkollën e bashkuar dhe kanë drejtuar batalione, brigade e deri divizione ushtarake. Astrit Sela – ekonomist; Ramadan Ania -shkollën e aviacionit në Kine; Bejkush Lloi – universitetin për gjuhë-letërsi; Hamdi Tushi- institutin pedagogjik ne Gjirokastër për Ciklin e ulët; Dushan Xhuveli – universitetin për biologji; Felek Bleta -Shkollën dy-vjeçare të policisë. Nxënës që kanë mbaruar shkollën e Vërmikut, kanë mbaruar edhe shkollën e mesme në vende të ndryshme dhe kanë vazhduar punë në sektorë të ndryshëm, janë: Në arsim: Refat Bleta, Aseni Alimuҁi, Panajot Lloi,Fjodor Ania, Fiqirete Bleta, AlbanTushi, Gjergji Bleta,Jeta Tushi, Gorki Xhuveli, LidaTushi, Esat Mezuri – agronom; Mariglen Tushi – teknik pyjesh, Dituri Zheku – mami, Vasilika Tushi -mami, Sanie Alimuҁi – ekonomiste, Rakip Bleta – kryetar kooperative, Guri Ania -llogaritar kooperative, Bari Tushi – agronom, Zyber Xhuveli -veteriner, Festim Xhuveli – teknik pyjesh, Rahit Alimuҁi- kryetar kooperative, Nevrie Gjoni -edukatore kopshti, Shkëlqim Alimuҁi – nënoficer, Vendim Ania – kapter, Muhamet Ania – mekanik, Dhurata Alimuҁi, Lavdurim Gjoni e Engjëllush Alimuҁi – shitës në dyqan; Hair Bleta – kapter, Jemin Mezuri – elektricist, Aranit Alimuҁi- kapter, Ilmi Ҫapi – kapter aviacioni, Bashkim Mezuri-përgjegjës blloku në tregti, Albert Anja – kapter. Shumë brigadierë që kanë drejtuar brigadën bujqësore në NB Vlora, Si: Colo Hania, Fadil Cupi, Barjam Mezuri, Ciko Abili, Barjam Koҁerri. Në kooperativën e Risilisë kanë qenë brigadierë Kalem Bleta, Asim Bleta e të tjerë..

Si përfundim shkolla e Vërmikut ka qenë burim dijesh dhe perspektivë për të gjithë ata që kanë mësuar në këtë shkollë.
Sigal