Hapen dyqanet por mungojnë blerësit, tregtarët paralajmërojnë protesta, dega e PD në Peshkopi: T’u jepet paga e luftës

291
Sigal

Që nga kjo e hënë në Qarkun Dibër janë hapur disa lloje biznesesh për të rifilluar aktivitetin tyre pasi ky qark u përfshi në zonën e gjelbër sa i përket situatës së krijuar nga koronavirusi.

Por tregtarët e tregut industrial në qytetin e Peshkopisë paralajmërojnë protesta. Sipas tyre, ata jo vetëm që nuk kanë përfituar pagën e luftës të premtuar nga qeveria, por po përballen me mungesë të shitjes tani që kanë riaktivizuar bizneset e tyre.

Sekretari i Degës së Partisë Demokratike në Dibër, Luan Haka, tha se tregtarët e vegjël po diskriminohen pasi nuk po ju jepet paga e luftës. Gjithashtu, Haka shtoi se Bashkia Dibër në vend që të heqë taksën ndaj biznesit që nuk ka punuar për dy muaj, po mundohet thjeshtë të shtyjë afatin e pagesës së taksës deri në tetor.