Hapen dyqanet e berberëve dhe sallonet e parukerive

350
Sigal

Ditën e sotme disa nga bizneset e konsideruara si të ‘rrezikshme’ për përhapjen e virusit të COVID-19 kanë rifilluar punën, pas një mungesë disa mujore.

Behet fjalë për berberët, parukeritë dhe dentistët. LSA ka bërë një vëzhgim në disa prej sallat e bukurisë në Tiranë dhe në disa berberhane, ku bie në sy një fluks i madh personash që kërkon shërbime estetike, të cilat kanë munguar prej rreth tre muajsh.

Siç shihet nga fotot berberët dhe parukierët kanë marrë masa për të mbrojtur veten dhe klientët, duke punuar me maska dhe doreza.

Ndërkohë që dhe klientët kanë qëndruar në distancë nga njëri-tjetri, duke shmangur çdo lloje kontakti.