Hani i Hotit, kapen 26 klandestinë sirianë, shkonin drejt Malit të Zi

519
SHKODER – 26 klandestinë janë bllokuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër. Klandestinët vinin nga Siria.
Policia Kufitare e Hanit të Hotit i ka kapur klandestinët në vendin e quajtur Livadhi i Kryeplakut.
Shtetasit sirianë kishin si qëllim që të kalonin përmes pikës së Hanit të Hotit në Malin e Zi.
Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Policisë Kufitare, bëhet me dije se, në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit janë ndaluar 26 qytetarë sirianë.
Nga dëshmitë e dhëna për grupin hetimor, 26 klandestinët ishin futur në Shqipëri nga Greqia, dhe më pas kishin udhëtuar drejt Hanit të Hotit.
Policia po heton për identifikimin e më pas arrestimin e personave që kanë bërë transportimin e tyre, ndërsa po punohet për kthimin vullnetar të klandestinëve në vendin e tyre.
Sigal