Haki Çako në Gjermani, merr pjesë në konferencën e policisë kriminale

550
Sigal

Në Mainz të Gjermanisë u
zhvillua konferenca e 62 e Policisë Kriminale Gjermane (BKA) me temë
“Kriminaliteti në Gjermani i ndikuar nga krizat dhe konfliktet mbarëbotërore”.

Në këtë konferencë ishte
ftuar edhe një delegacion i Policisë Shqiptare i kryesuar nga Drejtori Policisë
së Shtetit Haki Çako.

Në këtë takim u bë një
analizë e detajuar e problemeve globale duke u përqëndruar më pas tek pasojat
që sjellin krizat në Gjermani dhe në vende të tjera të Bashkimit Europian./Syri.net/