Hakerat nxjerrin të dhëna sekrete/ Peleshi, Spiropali dhe Kodheli mes të dyshuarve të policisë në sistemin MEMEX? Policia e mohon

206
Sigal

Hakerat iranianë që sulmuan Shqipërinë, vijojnë të publikojnë të dhëna mjaft sensitive nga sistemet kompjuterike shtetërore.

Në një grup në Telegram, hakerat e “Homeland Justice” kanë publikuar listat që dyshohet se kanë dalë nga sistemi i policisë “MEMEX”, ku janë të listuar personat që kanë qenë të dyshuar apo të verifikuar nga policia.

Një ndër personat që figuron në listë është Elisa Spriropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht eksponente e lartë e Partisë Socialiste. Është e paqartë pse Spiropali ka qenë në radarët e policisë dhe për çfarë është dyshuar dhe verifikuar konkretisht.

Po kështu në listë figurojnë edhe Niko Peleshi dhe Mimi Kodheli.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka mohuar që të dhënat e publikuara të jenë nga sistemi MEMEX.

“Nga deklarimet e bëra sot në media dhe referimet e këtyre deklarimeve, sipas të cilave janë marrë të dhëna nga sistemi MEMEX, sqarojmë opinionin publik se ky sistem nuk është prekur dhe se këto të dhëna nuk kanë të bëjnë fare me databazën e sistemit policor MEMEX.

Policia e Shtetit njofton se, deri në këto momente, nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore”, deklaron policia.

Hakerat nxjerrin të dhëna sekrete/ Peleshi, Spiropali dhe Kodheli mes

Emër, mbiemër, numër ID, foto, data dhe vendi i lindjes shfaqen në dokument për rreth 90 mijë qytetarë të dyshuar.

Hakerat nxjerrin të dhëna sekrete/ Peleshi, Spiropali dhe Kodheli mes

Kujtojmë se pas sulmit kibernetik, kryeministri Rama i siguroi shqiptarët se informacioni i vjedhur nga hakerat nuk është sensitiv dhe nuk përmban të dhëna sekrete apo të rëndësishme, por me sa duket deklarimet e Ramës janë të pavërteta.

Deri tani hakerat kanë publikuar informacion mjaft të dëmshëm për institucionet, si emailet e ish drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe një numri të lartë zyrtarësh./TPZ.al