Hajdutët nuk kanë frikë as nga Zoti, vidhet kisha në Palasë

Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash në kishën “Shën Dhimitrit” në Himarë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Palasë.

Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se autorët kanë arritur të vjedhin një sasi parash prej 10.000 lekë.

NOA

Aktualisht policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët nuk kanë pasur ‘frikë’ as nga Zoti, duke vjedhur objektet e kultit.