Gushti do të mbyllet me diell, ja sa do shkojnë temperaturat. Lajme të mira për pushuesit në bregdet

260
Sigal

Lajme të mira për të gjithë ata që kanë zgjedhur të pushojnë në bregdet deri në fund të gushtit.

Sinoptikania Adiola Bani ka siguruar të gjithë ata që duan të pushojnë në bregdet se gushti do të mbyllet me temperatura të favorshme.

Ajo tha  se sot temperaturat do të jenë 38- 39 gradë Celsius, të martën bien me 3 gradë deri në 36 por jo më shumë, teksa ditët e tjera vijojnë me 37- 38 gradë Celsius.

Për më tepër në zonat bregdetare do të ketë vetëm mot të kthjellët si dhe diell e temperatura të larta kurse disa vranësira do të ketë vetëm në rajonin verior dhe qendror të vendit.

Kanë mbetur dhe një javë derisa të mbyllet muaji gusht dhe pushuesit kanë mundësinë ta shijojnë atë në bregdet.