Grushte dhe thyerje karrigesh, ja si ndodhi përplasja në Vlorë dhe të shtënat me armë

470
Sigal

Mësohen detaje të reja nga të shtënat me armë në Vlorë. Sipas informacioneve të ka patur një konflikt mes të rinjsh në afërsi të shkollës “24 maji”,  tek Tregu i Orizit.

Nga raportimet paraprake mësohet se ka qenë një konflikt i ndodhur në një lokal të zonës mes të rinjve ku fillimisht ka patur një përplasje fizike, dhe më pas është qëlluar me armë.

Gjatë përleshjes, të rinjtë kanë thyer edhe karriget e lokalit.

Fatmirësisht, deri në këto momente, nuk raportohet për të lënduar, pasi nuk ka asnjë person të paraqitur në spital.