Gruaja paketonte, ai shiste… kush është Ekil Nderjaku, “shqiponja e zezë” e heroinës

1130
34-vjeçari Ekil Nderjaku ishte koka e një grupi kriminal që Itali që trafikonte drogë në vendin fqinj por edhe në Zvicër.
“Një lumë droge nga Shqipëria në Lombardi, e fshehur në pjesë të modifikuara të automjeteve”, kështu shkruanin dy ditë mediat italiane në lidhje me operacionin e koduar “Shqiponja e zezë”.
Pakot me heroinë ishin të destinuara për në tregun zviceran, në mënyrë të veçantë në Zyrih, dhe transportoheshin duke kaluar kufijtë në Komasko. Ndërsa marijuana shpërndahej në veri të Italisë nëpërmjet një sistemi të mirë koordinuar korrierësh. Paratë e fituara pastroheshin ose shkëmbeheshin me prerje më të vogla duke bërë blerje në “Foks Taun” në Mendrisio.
Ekil Nderjaku merrej me furnizimin e drogës në Shqipëri dhe me organizimin e transportit. Hetimet e nisura që në vitin 2013 sollën dhe sekuestrimin e 440 kilogramë marijuanë; 10 kilogramë heroinë dhe 220 kilogramë substance përzierëse.
Për ndarjen dhe paketimin e drogës përdorej një apartament në Komo ku jetonte një çift shqiptarësh të dy nën hetim aktualisht. Gruaja, Adelina Tafa, sipas akuzës, kishte detyrën për të ndarë dhe paketuar heroinën. Bashkëshorti i saj, Shkelzen Tafa, merrej me ruajtjen dhe depozitimin e drogës. Ndërkohë është zbuluar se korrierët që dërgonin marijuanën nga Komo në Rozano paguheshin 100 euro për një kilogram.
Sigal

Por kush është Ekil Nderjaku?

Emri i tij është i njohur si për autoritetet shqiptare dhe ato italiane. Në vitin 2011 ai është dënuar me burg në Shqipëri.
Më herët akoma, në vitin 2005 ai është arrestuar nga policia italiane. Bëhet fjalë për një sasi rreh 19 kg heroinë të sekuestruar. Droga fshihej në banesën e muratorit shqiptar Pajtim Ahmeti.
Ku i fundit në shtëpinë e tij kishte bërë në mur një kasafortë në mur për të fshehur lëndën narkotike. Pjesë e grupit të shkatërruar në atë kohë ishin dhe marokenë. Heroina futej në tregun italian nga Kosova ndërsa kokaina nga Holanda.
Ekil Nderjaku, në momentin e arrestimit në vitin 2015 kishte fshehur 4.5 kg heroinë në altoparlantët e makinës së tij, tip “Lancia”. Udhëheqësi i grupit, nga ku e mori dhe “zanatin” Ekil Nderjaku ishte Rushit Selmanllari.
Para se të arrestohej ai ishte kthyer në Dibër, Shqipëri. Por pas rikthimit në Itali, një suprizë e pokëndshme e priste. Autoritetet e arrestuan atë sapo zbriti në aeroportin e Pizës.