Gruaja pa gjithçka, banorja: Autori i dyshuar i vrasjes së 50 vjeçarit ishte në këmbë

281
Sigal

Një 50 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në kokë mëngjesin e kësaj të hëne pranë banesës së tij dhe dëshmitare për këtë krim ka qenë vetë gruaja e tij.

Viktima Ahmet Toska është vrarë në sy të bashkëshortes të cilën po e përcillte për në punë.

Ndërkohë pas krimit autori i dyshuar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa ulërimat e gruas kanë alarmuar lagjen.

Banorët e lagjes shprehen se Ahmeti ishte njeri i mirë dhe i qetë, ndër të tjera ato theksojnë se nuk kanë parë makinë të largohet me shpejtësi ndaj mendojnë se autori i dyshuar ka qenë në këmbë në momentin e vrasjes.

“Gruaja e tij me vrap u largua por kur e pa se i shoqi ra në tokë iku sërish dhe bërtiste, e vranë e vranë. Atëherë nxitova për të hapur portën për të parë nëse ishte vërtet vrasje apo ishin thjesht shashka.

Tentova që ta ngrija por nuk munda dot, u trembën fëmijët, ato ishin pa makinë, por nuk i pash. Ai ishte shumë djalë i mirë bashkë me familjen e tij, ai ishte një person nëse i flisje të fliste, ndryshe nuk të ngacmonte”, është shprehur një banore.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” në Fier, ndërkohë policia dhe FNSH kanë ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit.