Gruaja nga Patosi niset me urgjencë drejt Spitalit Infektiv, detajet e para. Djali i saj i infektuar dhe…

443
Sigal

Një rast i ri me koronavirus është shtuar në vendin tonë. Burime  bëjnë me dije se një tjetër person ka rezultuar pozitiv në testin e virusit vdekjeprurës.

E infektuara me koronavirus është një 65 vjeçare nga qyteti i Patosit. Ajo është nëna e një pacienti të shtruar për koronavirus. Kështu, shkon në 65 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri.

E moshuara është nisur me urgjencë drejt Spitalit Infektiv. Ajo ishte në vetë-karantinim prej disa ditësh. 65 vjeçarja u testua sot dhe doli pozitive.