Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një grua e moshuar ka gjetur vdekjen rrugës për në spital, pasi dyshohet se është hedhur nga pallati ku banonte.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në lagjen “Apollonia” në qytetin e Fierit.
“Dyshohet se është hedhur nga kati i nëntë i pallatit, shtetasja F. T., 76 vjeçe, e cila gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë”– bën me dije policia në informacionin paraprak të dhënë për ngjarjen.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:30, në lagjen “Apollonia”, Fier, dyshohet se është hedhur nga kati i nëntë i pallatit, shtetasja F. T., 76 vjeçe, e cila gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e depresionit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.