Gruaja hidhet nga autobusi pasi e ngacmon shoferi

596
Një grua 55-vjeçare mbeti e plagosur në një incident që fillimisht u raportua si aksident rrugor. Por nga hetimet e kryera, rezulton se gruaja 55-vjeçare banuese në Bradashesh Elbasanit, është hedhur nga makina në rrugën Elbasan-Metalurgji, pasi e ka ngacmuar shoferi i automjetit.
Gruaja me inicialet Sh.T, ishte pasagjere në një makinë “Passat” kur në afërsi të një mobilierie, është hedhur nga makina duke u lënduar, ndërsa shoferi është larguar me shpejtësi. 
55-vjeçarja është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe sipas mjekëve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Kjo, pasi automjeti ka qenë me shpejtësi dhe shoferi ka refuzuar të ndalojë automjetin ku po ngacmonte gruan. 
55-vjeçarja është detyruar të hidhet duke u rrokullisur në rrugë ku ka mbetur e dëmtuar rëndë. 
Policia e Elbasanit ka mundur të identifikojë dhe arrestojë drejtuesin e automjetit. Ai është 45-vjeçari me inicialet J.H, ndërsa nga hetimet rezulton se automjeti ishte në pronësi të kushëririt të tij, E.H.
Sigal