Grosha e harruar në zjarr alarmon banorët tek ‘Vasil Shanto’, shihni si futen zjarrfikësit nga ballkoni

507
Sigal

Një ngjarje e rendë është shmangur sot në Tiranë. Një çift të moshuarish, kishin vendosur groshën për të zierë në banesën e tyre dhe kishin dalë prej saj. Para festave ata po bënin pazaret e fundit, por ndërkohë në banesë gorsha po ziente dhe duhej larguar nga zjarri.

Një pronar lokali që ishte në katin poshtë shtëpisë kishte ndjerë erën e groshëve që depërtonte nga dritarja e hapur dhe ka lajmëruar menjëherë zjarrfikësit.

Forca të shumta zjarrfikësish kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë hyrë nga ballkoni. Ata tentuan futjen nga dritarja, por duke mos dashur të bëjnë dëme, u futën nga ballkoni dhe nxorën tenxheren me fasule në jashtë.

Ndërkohë banori, pasi kishte marrë lajmin se zjarrfikësit kishin shkuar në banesën e tij u kthye menjëherë dhe falënderoi të gjithë efektivët.

Ngjarja ndodhi tek kryqëzimi i Vasil Shantos në Tiranë, përballë shkollës me të njëjtin emër. Nëse pronari i lokalit nuk do kishte lajmëruar forcat zjarrfikëse, mund të kishin dhe një tragjedi nëse tenxherja do të plaste.