Greqia, veto Shqipërisë për anëtarësimin në BE

585
Hapja e negociata për anëtarësimin e Shqipërisë në BE duhet të presë.
Kjo pasi Greqia është e vendosur që të bllokojë procesin e vendit tonë duke lobuar kundër në organet e Unionit.
Mediat e vendit fqinj shkruajnë se në samitin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias u bëri të njohur homologëve europianë “veton” greke ndaj hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.
Sipas tij, kjo lidhet me problemet e respektimit të të drejtave të pronësisë për pakicën greke në Shqipëri.
Qëndrimi i Kotzias vjen për shkak të planit të ri urbanistik të Himarës, të cilin Këshilli Bashkiak e miratoi mes kundërshtive të një grupi banorësh të pakicës greke. Duke folur me gazetarët pas mbylljes së samitit, Ministri i Jashtëm grek u shpreh:
“Unë theksoj se çështjet e të drejtave të njeriut nuk duhet të përdoren në mënyrë selektive dhe paraqita një sërë shembuj sesi është abuzuar. Në kontekstin e pranisë sonë këtu, unë gjithashtu pata diskutime me një numër të Ministrave dhe Komisionerëve, ku e kam bërë shumë të qartë kushtet që duhet të plotësojnë disa prej këtyre vendeve kandidate për të filluar negociatat e anëtarësimit”.
Disa ditë më parë edhe Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos në një darkë me homologun francez Emanuel Macron lëshoi një mesazh të qartë për Tiranën dhe Shkupin. Ai tha se qëndrimet irredentiste dhe shkelja e të drejtave të minoritetit dëmtojnë rrugën e tyre europiane. Mediat greke aludojnë se në atë darkë Athina ka siguruar mbështetjen e Parisit në këtë drejtim.
Sigal