Greqia kërcënon anijet shqiptare pas një incidenti në hapësirën detare

661
Mesditën e së premtes një incident detar ka ndodhur në territorin e ujrave shqiptare nga pala greke. Anija e flotës greke është futur sot në ujrat tona, duke ndaluar anijen e peshkimit “Mario 1” të kompanisë “Fama” në Saranndë dhe duke sjellë kështu edhe reagimin e peshkatarëve tanë.
Në momentin e incidentit anija shqiptare ndodhej 1.3 milje larg kufirit me Greqinë dhe 1.6 milje larg Gjirit të Manastirit dhe 2.1 milje nga marina e Sarandës, teksa ishte duke peshkuar.
Efektivët grekë të anijes mësohet se fillimisht kanë fyer e kërcënuar peshkatarët shqiptar duke pretenduar se kishin shkelur ujërat e territorit grek, ku i kanë kërkuar atyre që të rikhthen nga kanë ardhur dhe të mos shkelin më ujërat e tyre.
Kjo kërkesë e tyre ka hasur kundërshtimin e peshkatarëve e sapo morën vesh nisjen e drejt vendit të ngjarjes të flotës detare shqiptare, anija greke u largua pa dhënë asnjë sqarim tjetër.
Peshkarexha shqiptare “Mario 1” është kthyer në bazë, sapo ka denoncuar edhe rastin tek autoritetet detare, ndërkohë që këta të fundit kanë nisur hetimet rreth këtij incidenti.
Kjo nuk është hera e parë që anijet tona kanë incidente të kësaj natyre në ujërat që lidhin vendin tonë me Greqinë, incidente që kanë sjellë një reagim të herëpashershëm të tyre. 
Sigal