Greqia do të hapë shtatë pika kufitare me vendet e Ballkanit nga 1 korriku, edhe me Shqipërinë

452
Sigal

Greqia do të rihapë shtatë nga 14 pikat kufitare në veri të mërkurën më 1 korrik, si pjesë e rihapjes së mëtejshme të vendit për turistët e huaj.

Autoritetet kanë dëshirë të rihapin autostradat fitimprurëse, të cilat sjellin mijëra turistë nga Ballkani kryesisht në pjesët veriore të vendit.

“Pikat e hyrjes janë Evzones(Maqedonia e Veriut), Kakavia(Shqipëria), Krystalopigi(Maqedonia e Veriut), Promachonas(Bullgaria), Nymfea(Bullgaria), Kastanies (Turqia) dhe Kipi(Turqia)”, tha zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas.

Petsas tha që Greqia do të ndërmarrë “hapin e fundit” për t’u kthyer në “normalitetin e ri” pasi të gjitha aeroportet janë planifikuar të hapen për fluturime ndërkombëtare.

Data 1 korrik është gjithashtu dita kur jahteve dhe anijeve të tjera nga jashtë vendit do t’iu lejohet të ankorohen në portet greke./Ekathimerini