Greqia dërgon ndihma të tjera, dy njësi posaçme për gatimin e ushqimeve

492
Sigal

Qeveria e Greqisë ka dërguar ndihma të tjera ditën e sotme, veç kontributit që ka dhënë me ekipet e shpëtimit që në orët e para të tragjedisë.

Ditën e sotme, dy njësi të posaçme për gatimin e ushqimeve kanë mbërritur në Shqipëri. Ekipet kanë ardhur me avionë në Rinas dhe në orët e para të mëngjesit do të jenë në Durrës. Dy ekipet greke do të gatuajnë ushqime për 600 persona në ditë.

Në orët e para, pas tragjedisë, Greqia dërgoi me urgjencë një ekip special për shpëtimin e njerëzve nga rrënojat. 41 efektivë të Njësisë Speciale të Përballimit të Fatkeqësive u vendosën në Thumanë për të ndihmuar në nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias zhvilloi një vizitë urgjente në Tiranë në datën 27 nëntor, për të ofruar ndihmën e shtetit helen në përballimin e situatës.