Sigal

Rreth 115 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria është kapur në Igumenicë pasditen e sotme dhe një person është vënë në pranga.

Sipas policisë greke, është arrestuar një shtetas grek, drejtues i mjetit ku u gjet lënda narkotike.Nga të dhënat e para, dyshohet se droga është ngarkuar në Shqipëri.

Mjeti ku u gjet lënda narkotike ka kaluar nga Qafe-Bota dhe është ndaluar në Igumenicë. Pas një kontrolli, policia zbuloi drogën dhe vuri në pranga drejtuesin e mjetit